Mungesa e profesorëve në procesin mësimor

10 Janar 2012 | 21:09

universiteti i prishtines UP 200x150 Mungesa e profesorëve në procesin mësimor

Dh. Bekteshi

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka publikuar rezultatet e një ankete me studentë për mungesën e profesorëve në procesin mësimor.

Në bazë të kësaj ankete të realizuar me 4 mijë studentë të UP-së është konstatuar se 83 profesorë mungojnë në ligjërata kurse 12 prej tyre i shkelin të drejtat e studentëve. Kjo anketë e parlamentit studentor të UP-së është përkrahur edhe nga rektori Mujë Rugova, i cili i ka garantuar studentët se do të  ndërmmarrë masa për të gjithë ata që nuk e kryejnë  punën e tyre.

Në rezultatet e dala nga kjo anketë thuhet se studentët  e UP-së janë shumë të shqetësuar edhe për shkak të vonesave në shpalljen e rezultateve të provimeve, mungesës së sallave të leximit , mungesës së literaturës në gjuhën shqipe, detyrimit nga disa profesorë për të blerë librin e tyre, mungesës së laboratorëve si dhe mungesa e ngrohjes në sallat e mësimit.

Parlamenti Studentor ka dhënë edhe disa rekomandime që menaxhmenti i UP-së të punojë seriozisht në përmirësimin e defekteve të identifikuara nga studetët si dhe të marrin masa ndaj stafit administrative të cilët dyshohet se janë të korruptuar dhe që bëjnë keqmenaxhim, të parandalohet mungesa e profesorëve dhe asistentëve përmes masave rigoroze, ku ky parlament ju rekomandon dekanëve që të punojnë më shumë në favor të studentëve duke i lajmëruar parregullsitë në organet më të larta e jo ti fshehin ato për hir të kolegjialitetit me profesorët, si dhe të depolitizohet universiteti të cilën e konsiderojnë si jetike për UP-në. Ata kanë rekomanduar poashtu që të  testohen profesorët në çdo tre vjet për dijen dhe punimet shkencore.

Ndaj kësaj ankete përpos profesorëve kanë reaguar edhe studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës të cilët e kanë cilësuar këtë anketë si joobjektive dhe të mbështetur në monitorim nga terreni. Kryetari i Këshillit të Studentëve të Fakultetit Juridik ka reaguar duke thënë se ky raport është kryekëput me konotacion politik dhe nuk përkon me realitetin në Fakultetin Juridik.

Për këtë ka reaguar  edhe Arsim Bajrami, profesor në Fakultetin Juridik dhe atë Filozofik(Departamenti i shkencave politike) duke e quajtur këtë si të pasasktë.

“Duke inkurajuar fuqishëm modelin e studentëve aktiv dhe participues në proceset e ndryshme të UP-së, duke mbështetur format e organizimit të studentëve me qëllim të administrimit të problemeve  dhe shqetësimeve të tyre rreth procesit mësimor në UP, dhe në rastin konkret duke shpreh gjithë respektin për përpjekjen e Parlamentit  Studentor të UP-së, për të bërë diçka të mirë, detyrohem ta konsiderojë si fare të pasaktë dhe jokorrekt rezultatin e pyetsorit ku aludon gjoja për mungesën time në procesin mësimor,” shtoi më tej Bajrami.

Në këtë rast Bajrami i ka sugjeruar Parlamentit Studentor që të marrin informacone adekuate dhe të verifikojnë saktë angazhimet e mësimdhënësve të UP-së, të mos shërbehen me informata krejtësisht të  pabaza dhe të pasakta, sepse këto nuk i bëjnë nder as Parlamentit Studentor dhe as Studentëve të Universitetit të Prishtinës./rtvfan.net/

 

Facebook

Twitter